Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

Skandali i arratisjes nga burgu i Lipjanit, të miturit ishin dënuar për vrasje

Dy të miturit të cilët u arratisën mëngjesin e sotëm nga Qendra e Burgut të Lipjanit, kanë qenë duke vuajtur dënimin për vrasje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Prokurori, Ibrahim Berisha.

“Me sa jam informuar unë, të dy të miturit që kanë ikur nga burgu i Lipjanit kanë qenë të dënuar për vrasje”, tha Berisha për KALLXO.com.

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka raportuar në lidhje me ikjen e të miturve nga Burgu i Lipjanit.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, me anë të një njoftimi ka thënë se në lidhje me arratisjen janë suspenduar edhe dy zyrtarë korrektues të cilët punonin në Burgun e Lipjanit dhe të miturit janë në kërkim.

https://kallxo.com/sherbimi-korrektues-jep-detaje-rreth-arratisjes-te-dy-te-burgosurve-nga-burgu-i-lipjanit/

https://kallxo.com/dy-te-burgosur-ikin-nga-burgu-i-lipjanit/