S'ka kuorum, grumbullohen seancat e papërfunduara të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë dy seanca plenare.

Seanca e parë është e jashtëzakonshme, në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pas kësaj seance të thirrur për në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë edhe vazhdimin e seancave të kaluara, votimet e të cilave janë thirrur për në orën 14:00.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen rreth 30 pika, të cilat nuk kanë arritur të kalojnë në seancat paraprake, për shkak të mungesës së kuorumit.

Sipas rendit të ditës, janë planifikuar të trajtohen  pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018, si dhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018.

Kuvendi i Kosovës, gjatë këtij viti ka arritur të përfundojë në tërësi vetëm një seancë plenare, ndërsa legjislativi është kritikuar për mungesë të deputetëve si të pozitës ashtu edhe të opozitës.

Kuvendi në situatë paradoksale, pa kuorum shkaku i opozitës dhe pozitës

 

Rendi i ditës i vazhdimit të seancës së sotme në orën 14:00:

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:
  2. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  4. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  8. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.
  9. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:
  10. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  11. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
  12. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
  13. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  14. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,
  15. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  16. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  17. Votimi në parim i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
  18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  20. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  21. Votimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
  22. Votimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
  23. Votimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  24. Votimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
  25. Votimi për Emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  26. Votimi për Emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
  27. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  28. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  29. Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
  30. Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
  31. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,
  32. Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar.