U paguan mbi 20 mijë euro në vit, këta janë deputetët që folën vetëm 1 ose 2 herë gjatë vitit 2023

Nëntë deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marrë fjalën në seanca vetëm një apo dy herë gjatë gjithë vitit 2023.

Deputetët që folën vetëm nga një herë gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës për vitin 2023 janë: Ekrem Mustafa nga Lista Guxo, Fitim Haziri nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nasuf Bejta nga Lista Guxo.

Ata që folën nga dy herë janë: Adriana Matoshi e Vetëvendosjes, Drita Millaku e VV-së, Hidajet Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba i VV-së dhe Samra Iljaz nga grupi “Multietnik”.

Ekrem Mustafa, në Listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e shkurtit 2021 pati marrë 6 mijë e 272 vota.

Fitim Haziri pati marrë 15 mijë e 960 vota. Labinotë Demi Murtezi mori besimin e 19 mijë e 982 votuesve.

Nasuf Bejta mori 5 mijë e 763 vota. Adriana Matoshi ka marrë 10 mijë e 396 vota. Drita Millaku mori 14 mijë e 686 vota. Hydajet hyseni mori 6 mijë e 339 vota. Salih Zyba mori 10 mijë e 350 vota dhe Samra Iljaz me partinë NDS mori 655 vota.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në email adresat zyrtare të deputetëve më 12 janar por që asnjë prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Sipas ligjit për paga, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka koeficient prej 16.4.

Me vlerën e koeficientit prej 105 euro gjatë vitit 2023, i bie që një deputet pagën bazë vjetore e pati në shumën prej 20 mijë e 664 euro.

Kampionët e të folurit në Kuvendin e Kosovës

10 deputetët serbë që bojkotuan Kuvendin gjatë 2023-tës