Ilustrim

10 deputetët serbë që bojkotuan Kuvendin gjatë 2023-tës

10 deputetë nga komuniteti serb, që mbajnë vendet e garantuara në Kuvendit e Kosovës e përfunduan vitin 2023, pa folur asnjëherë në Kuvendin e Kosovës.

Nëntë nga ta janë deputetë të Listës Serbe, kurse i dhjeti është nga Iniciativa qytetare për liri, drejtësi dhe mbijetesë.

Ata kanë marrë pjesë vetëm në dy seanca të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023.

Kjo për të mos humbur mandatin e tyre, vendimi i tyre për të bojkotuar Kuvendin e Kosovës vjen si vendim politik i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Sipas legjislacionit të fuqi në Kosovë, në rast se një deputet mungon më shumë se gjashtë muaj pa arsye në seanca të Kuvendit ai e humb mandatin e tij.

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës janë: Blijana Maskiq, Ksenija Bozhoviq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq, Radosh Mihajloviq, Zvetislav Jokiq dhe Zoran Maksimoviq.

Deputet i Iniciativës qytetare GISPO është Cvetko Veljkoviq.

Sipas ligjit për paga, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka koeficient prej 16.4.

Me vlerën e koeficientit prej 105 euro gjatë vitit 2023, i bie që një deputet pagën bazë vjetore e pati në shumën prej 20 mijë e 664 euro.

Kampionët e të folurit në Kuvendin e Kosovës