5 deputetët që nuk e thanë asnjë fjalë në 2023

Pesë deputetë të Kuvendit të Kosovës, pa numëruar ata të Listës Serbe, nuk kanë folur asnjëherë në seancat plenare gjatë gjithë vitit 2023.

KALLXO.com ka shikuar transkriptet e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës për të nxjerr statistikat se sa herë kanë fol deputetët e Kosovës.

5 deputetët e heshtur të Kuvendit të Kosovës, bazuar në këto të dhëna dalin të jenë: Behgjet Pacolli, Fitim Uka, Adem Hoxha, Bekim Arifi dhe Fadil Gashi.

Behgjet Pacolli nga Aleanca Kosova e Re por që me grup parlamentar është me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e vitit 2021 pati marr 11 mijë e 645 vota. Pacolli përgjatë vitit 2023 në asnjë seancë të Kuvendit të Kosovës nuk ka marr fjalën.

Fitim Uka nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk foli asnjëherë gjatë vitit 2023, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 pati marr 12 mijë e 178 vota.

Adem Hoxha, i cili sipas ëeb-faqes së Kuvendit nuk ka grup parlamentar, në zgjedhjet e vitit 2021 pati marr 1 mijë e 373 vota me Partinë Unike Gorane. Hoxha gjatë vitit që shkoi nuk nxori asnjë fjalë nga goja në seancat plenare të Kuvendit.

Bekim Arifi votat i pari marr me Partinë e Ashkalinjëve për Integrim por që është pjesë e grupit parlamentar “Multietnik”. Arifi që nuk foli asnjëherë gjatë vitit 2023, ka marrë  974 vota nga qytetarët.

Fadil Gashi është pa grup parlamentar, ai në zgjedhje garoi përmes partisë Romani Iniciyativa dhe pati marr 1 mijë e 246 vota. Gashi përgjatë vitit që shkoi nuk e mori fjalën asnjëherë në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO.com u ka dërguar pytje në emailin zyrtar të tyre si deputet, por që shumica nga ta nuk u përgjigjen në pyetjet e redaksisë.

Deputeti Fitim Uka për KALLXO.com tha se performanca e tij për vetëm një vit është e reduktuar.

“S’jam prej atyre deputetëve që nuk lexojnë apo nuk dinë me fol, por janë rrethana të tjera që rrugës janë bërë shumë të qarta. Një pjesë të konsiderueshme të kontributit tim në Kuvend e kam dhënë përmes këshillave dhe sugjerimeve të drejtpërdrejta tek kolegët ministra e që disa prej tyre i kanë marrë parasysh dhe i kanë kthyer në projekte. Unë kam avoku për rritjen e numrit të çerdheve e është diçka që po vazhdon me u zbatu nga Ministria e Arsimit” – tha deputeti Uka për KALLXO.com.

Sipas ligjit për paga, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka koeficient prej 16.4.

Me vlerën e koeficientit prej 105 euro gjatë vitit 2023, i bie që një deputet pagën bazë vjetore e pati në shumën prej 20 mijë e 664 euro.

Deputetët që nuk folën asnjëherë në Kuvendin e Kosovës | Grafika: Diar Vuçetaj

Kampionët e të folurit në Kuvendin e Kosovës