Pensionimi i Prokurorit Shkak i Shtyrjes së Seancës

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm askush nga organi i ndjekjes-Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi prokurori Suad Kuraja që e kishte këtë lëndë ka dalë në pension.

Seanca e këtij gjykimi u caktua më 18 maj.

Armend Muja akuzohet për veprën penale marrje e ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje, ndërsa Basri Muja dhe  Ferdije Zhushi ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje dhe në vazhdim dhe për veprën penale marrje e ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerjeje.

Naim Braha akuzohet për veprën penale të dhënies se ryshfetit.

Në kohën në të cilën akuzohet, Basri Muja ishte drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ndërsa Ferdije Zhushi zyrtare e kësaj agjencie.

Ferdije Zhushi-Etemi që ishte kryetare e Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim dha dorëheqje nga kjo pozitë në shtator të këtij viti, pas ditë pasi ndaj saj u ngrit aktakuza.

http://kallxo.com/ferdije-zhushi-etemi-cakrediton-veten/

Ajo bashkë me Armend Mujën, një ish-punonjës të UNDP-së u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/arrestohen-ferdije-zhushi-etemi-dhe-armend-muja/