Fëmijë duke shkuar në shkollë - Foto: Rtv21

Shtetasja e Shqipërisë arrestohet për braktisje të fëmijes

Policia ka arrestuar një grua shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës.

Me anë të raportit ditor, policia ka njoftuar se dje rreth orës 13:00, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, një grua është arrestuar për keqtrajtim dhe braktisje të një fëmije.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me keqtrajtimin.

Po ashtu në raportin ditor të policisë thuhet se janë identifikuar edhe fëmijë në cilësinë e viktimave, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, e dyshura pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.