Shtëpia e Bedri Nikës, e Xhiruar nga Droni

Kjo është shtëpia e kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, Bedri Nika.

Këtë shtëpi shumëkatëshe në Drenas, Bedri Nika e ndan bashkë me të vëllanë.

Dy katet e para të kësaj shtëpie përdoren si lokale ndërsa katër katet e larta përdoren për banim.

Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21.