Arrestohet zyrtari i LDK-së, Bedri Nika

KALLXO.com raportoi sot së një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprat penale për “pastrim parash” dhe “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

KALLXO.com merr vesh se i dyshuari për të cilin bëhet fjalë është Bedri Nika.

Bedri Nika është kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas.

Nika po dyshohet se ka vënë në qarkullim para me ngjyrë me reagenca kimike, të cilat A.N dhe E.N përgjatë një periudhe i kanë futur në bankomatët e një banke në vlerën prej 5,900 eurove, e që pastaj i kanë tërhequr mjetet tjera financiare që kanë qenë të rregullta.

A.N është djali i vëllait të Bedri Nikës dhe E.N është vajza e tij.

Policia e Kosovës gjatë aksionit në shtëpinë e tyre në Drenas, ka hasur në kartëmonedha me ngjyrë në vlerë prej 150 eurove.

Policia bëri të ditur se ndaj Bedri Nikës është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, kurse ndaj dy të dyshuarve – A.N dhe E.N rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Nika ishte kontaktuar nga KALLXO.com sot gjatë ditës disa herë, por që i njëjti kishte mohuar fillimisht aksionin e më pas edhe arrestimin e dy familjarëve të tij.

Policia jep detaje për aksionin e pastrimit të parave në Drenas