Foto: Arkiv

Shtatë të Lënduar nga Zjarri në Prizren

Shtatë banorë kanë marrë ndihmë mjekësore ndërsa komandanti I brigadës së zjarrfikësve ka pësuar gërvishtje si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në Prizren.

Policia e Kosovës ka raportuar se në mëngjesit e sotëm në rrugën “Ukë Bytyqi”, te rrethi i Bazhdarhanes në Prizren, një ndërtesë është përfshirë nga zjarri.

Sipas hetimeve të para të policisë thuhet se zjarri ka shpërthyer në një orman të njehsorëve elektrike të cilët më pas janë djegur tërësisht.

Polica ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit.