Konferenca e përbashkët | Foto: MFSK

Shqipëria Zotohet të Ndihmojë Transformimin e FSK-së

Mimi Kodheli, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë dhe takimit me homologun e  saj Haki Demolli, tha se do të angazhohet që shteti shqiptar ta ndihmojë konkretisht shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Sipas komunikatsë së Ministrisë së FSK-së, Kodheli uroi forcën kosovare për ditën e saj, ndërsa bashkëpunimin e dy ministrive në shumë fusha e konsideroi prioritet të vazhdueshëm të saj dhe ministrisë që drejton.

Komunikata bën të ditur se gjatë takimit ministri Haki Demolli ia shfaqi homologes së tij të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kërkuar ndihmën e Shqipërisë për anëtarësim të Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5, një nismë e Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë për bashkëpunim që nisi kur Kroacia e Shqipëria nuk ishin anëtare të NATO-s.

Komunikata bën të ditur se Demolli e njoftoi Kodhelin për themelimin e Qendrës Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, me synimin që ajo të bëhet rajonale ku do të mund të trajnohen edhe ushtarët e Shqipërisë dhe ata të vendeve tjera ballkanike.

Edhe ministrja Kodheli tregoi mundësinë që pjesëtarët e FSK-së të trajnohen në Qendrën e Trajnuese të Ekselencës së NATO-s që do të ngrihet në Shqipëri.

Ministrja Kodheli vizitoi Kosovën edhe në dhjetor të vitit të kaluar kur me ministrin Demolli diskutuan rreth ngritje së gatishmërisë së FSK-së dhe Ushtrisë së Shqipërisë, pas sulmeve terroriste që atëherë ndodhën në Paris.

http://kallxo.com/kosova-dhe-shqiperia-me-gatishmeri-te-shtuar-kunder-terrorizmit/