Foto: Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"

Shpërthen gypi i ujit në afërsi të Kuvendit të Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp i ujit në afërsi të Kuvendit të Kosovës.

“Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të Kuvendit të Kosovës, ka pëlcitë një gyp i ujit i materialit Gizë me diametër DN 100 mm. Deri te pëlcitja ka ardhë si pasojë e vjetërsisë së tubacionit”, ka njoftuar kompania në Facebook.

Sipas tyre, ekipet e ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar dhe sanimi i defektit pritet të përfundojë shumë shpejt.

“Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës” Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.