Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti: SHBA ndryshuan qëndrimin për Kosovën, Kuvendi po pushon

Kryetari i Prishtinës, njëherit lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti ka komentuar deklaratën e fundit të John Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA-së rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Ahmeti ka thënë se deklarata e tij tregon që SHBA-të janë ndryshuar qëndrimin karshi dialogut, derisa ka dhënë kritika që Kuvendi ende po pushon.

“Deklarata e këshilltarit për Siguri Kombëtare e Presidentit të ShBA se ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshu. Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. Por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!|”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.