Shpend Ahmeti dhe Edi Rama takohen për bashkëpunime partiake

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri dhe sekretarja e kësaj partie, Aida Durguti janë takuar sot në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për të diskutuar për bashkëpunime partiake.

Shpend Ahmeti këtë e ka bërë të ditur përmes një publikimi në Facebook.

“Bashkë me Nënkryetarin Visar Ymeri, dhe Sekretaren Aida Dërguti, në takim me Kryeministrin Rama për të diskutuar bashkëpunimin ndërpartiak, si dhe zhvillimet aktuale politike” ka shkruar Ahmeti në Facebook.