Mensur Safqiu në mes | Foto: Facebook (Nga një skeç i Stupvave)

Shoqërohet në polici Mensur Safqiu

Aktori Mensur Safqiu është shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm.

Lajmin për shoqërimin e një personi në polici e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, një person është shoqëruar në polici. Jemi duke pritur për intervistimin e personit të shoqëruar”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo nuk tregoi arsyen e shoqërimit në polici të aktorit të njohur kosovar.