Amir Canaj (AKR) dhe Faton Jakupi (AAK), dikur shokë klase, tash rivalë në garën për kamenicën. Foto: Kallxo.com
Shokë Banke në Gjimnaz, Sot Rivalë për Kryetar Komune
Gjashtë kandidatë janë bërë gati e po bëjnë fushatë për të marrë nën udhëheqjen e tyre komunën e Kamenicës.
Në një vend të vogël si Kamenica dosido kandidatët e njohin mirë njëri tjetrin. Mirëpo dy prej gjashtë kandidatët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin.
Kandidati i AAK-së, Faton Jakupi dhe ai i AKR-së, Amir Canaj janë shokë të vjetër në mes vete.
Ata kanë qenë shokë klase sa kanë qenë në shkollën e mesme në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë.
Në vitin e parë të shkollës ata madje kanë qenë edhe shokë banke.
Fatoni dhe Amiri kanë gjimnazistë në drejtimin matematiko-natyror.
“Unë e kam përvojën në dallim prej tij edhe jam ma i vendosur se ai”, thotë Faton Jakupi duke qeshur.
Të dytë e pranojnë se kanë raporte shumë të mira mes vete dhe se këto zgjedhje nuk mund të ndikojnë në raportet e tyre shoqërore.
“Zgjedhjet asnjëherë nuk kanë me ndiku që me u ftohë apo prishë marrëdhëniet në mes neve”, thotë në mes tjerash Faton Jakupi.
“Na kemi raporte shoqërore shumë të mira. Unë i kom pas pak notat ma të mira (qesh)”, tha duke qeshur Canaj për KALLXO.com
Mirëpo sa i përket notave, kandidati i AAK-së thotë se kanë qenë si njëjtë, mirëpo për Matematikë thotë se ka qenë më i mirë se kundër kandidati, Canaj.