Objekti i papërfunduar i shkollës "DR. Xheladin Deda" në Mitrovicë.

Shkolla e Mjekësisë në Mitrovicë Ende 'në Pushim'

Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”  në Mitrovicë nuk e ka filluar vitin e ri shkollor për shkak të ndërtimeve të tejzgjatura në objektit e kësaj shkolle.

Ndërtimi i objektit shkollor ka filluar në vitin 2009 por punët nuk kanë përfunduar ende.

Objekti kryesor i kësaj shkolle ka mbetur në veri të Mitrovicës dhe që nga pas lufta nxënësit e kësaj shkolle janë endur nga një shkollë në tjetrën në jug të qytetit.

Drejtori i kësaj shkolle Gani Rama tha për KALLXO.com së janë në pritje të një vendimi nga Ministria e Arsimit pasi që ajo i ka bërë investimet për objektin e shkollës.

“Mësimi ende nuk ka filluar ne jemi duke e pritur vendimin e Ministrisë së Arsimit se çka po ndërmerr lidhur më punimet në objektin e shkollës”, tha Rama.

Drejtori Rama ka deklaruar gjithashtu së është e pakuptimtë që rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle mos ta fillojnë mësimin në kohën e caktuar për shkak të punimeve të tej zgjatura në objektin e saj.