Shfaqja kosovare 'Ata që ikin' shfaqet sot në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë

Shfaqja ‘Ata që ikin’ e Teatrit ‘Bekim Fehmiu’ të Prizrenit shfaqet sot në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë

Shfaqja jepet në kuadër të Festivalit Mbarë Kombëtar të Teatrit që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.

“Ata që ikën” trajton fate njerëzish të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyre në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje.

Teksti dhe regjia e shfaqjes ‘Ata që ikën” është bërë nga Kushtrim Bekteshi, ndërsa luajnë: Xhevdet Doda, Donikë Ahmeti (aktore mysafire), Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Hajat Toçilla, Edona Sopaj, Alban Morina, Rifat Smani, Alban Çela si dhe Afrim Kasapolli.

Kjo shfaqje dhe “Kaligula” e Teatrit Kombëtare të Kosovës, janë dy shfaqjet nga Kosova pjesëmarrëse në FMT.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove mbahet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë

FMT ka nisur më 23 dhe zgjatë deri më 30 shtator 2018.