Ilustrim

Shërbyesit korrektues të Pejës, nesër protestojnë para Qeverisë për rroga

Sindikata e Pavarur e Shërbimit Korrektues të Kosovës- Dega në Pejë, ka paralajmëruar protestë.

Protesta do të mbahet nesër prej orës 11:00 deri në ora 12:00, para Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të kësaj Sindikate protesta njëorëshe do të mbahet në shenjë pakënaqësie me koeficientin e rrogave e cila u është caktuar në bazë të Ligjit.

Në njoftim thuhet se punëtorët e Shërbimit Korrektues janë të indinjuar me premtimet e Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç koeficientit për paga, shërbyesit korrektues po kërkojnë edhe pagesë prej 40 për qind për shkallën e rrezikshmërisë në punë.

Të njëjtit edhe këtë të hënë kishin protestuar.

https://kallxo.com/sherbyesit-korrektues-ne-peje-te-henen-ne-proteste-per-rroga/

www.kallxo.com