Ilustrim

Shënohet muaji i ndërgjegjësimit për sëmundjen e diabetit

Me qëllimin e ndërgjegjësimit për epideminë e diabetit, sot në Kosovë mbahet aktiviteti “Dita Botërore e Diabetit 2018”.

Nëntori është muaji për rritjen e vetëdijes së njerëzve rreth diabetit. Komunitet mblidhen për të shënuar ndikimin që ka diabeti  në miliona njerëz rreth botës.

Ky aktivitet është një mbledhje dhe marshim ndërgjegjësues mbi kauzën e personave që kanë diabet. Marshi fillon në Sheshin “Nënë Tereza” nga ora 10:00.