Simptomat e hershme që tregojnë se keni diabet, mos i injoroni ato

Testimi i rregullt i sheqerit në gjak mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të diabetit, megjithatë ka disa simptoma të hershme që tregojnë nëse vuani nga kjo sëmundje gjithnjë e më e zakonshme.

Edhe një rritje e lehtë e sheqerit në gjak mund t’i dëmtojë nervat, veshkat dhe retinën tuaj. Dhe sa më i lartë të jetë niveli i sheqerit në gjak dhe sa më gjatë të mos e trajtoni atë, aq më i keq mund të jetë dëmi. Shumë njerëz shpesh i injorojnë këto simptoma, kështu që mund të vuajnë nga diabeti për vite me rradhë pa e kuptuar fare.

Urinoni më shpesh se zakonisht

Nëse e keni vënë re se po shkoni në tualet më shpesh se zakonisht, kjo është një shenjë se mund të keni sheqer të lartë në gjak. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse zgjoheni për të urinuar gjatë natës.

Shpesh keni infeksione

Nëse keni shpesh infeksione urinare ose mykotike, duhet të shkoni te mjeku. Kur sheqeri në gjak është i lartë dhe veshkat nuk mund ta filtrojnë aq mirë sa duhet, sheqeri përfundon në urinë. Kjo shkakton infeksione të traktit urinar, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë.

Humbni peshë pa mundim

Nëse keni diabet, trupi juaj nuk mund ta përdorë glukozën për energji me aq efikasitet. Në vend të kësaj, trupi juaj do të fillojë t’i djegë rezervat e yndyrës dhe ju mund të përjetoni humbje të papritur të peshës.

Shikimi juaj përkeqësohet

Nivelet e larta të sheqerit mund t’i shtrembërojnë lentet në sytë tuaj dhe ta përkeqësojnë shikimin tuaj. Nëse mendoni se dioptria juaj ka ndryshuar kohët e fundit, vizitoni një okulist dhe më pas mjekun tuaj të familjes për ta përcaktuar shkakun.

Ndiheni të lodhur

Disa shkaqe themelore të lodhjes mund të lidhen me diabetin/sheqerin e lartë, duke e përfshirë dehidratimin nga urinimi i shpeshtë, i cili mund ta prishë gjumin dhe dëmtimin e veshkave. Kjo ndjenjë e lodhjes mund të ndërhyjë në aktivitetet tuaja të përditshme.

Ndryshimi në ngjyrën e lëkurës

Lëkura e errët në palosjet e qafës dhe mbi kyçet dhe nën sqetull janë simptoma shumë të zakonshme që mund të shkaktojnë diabet. Është sigurisht një simptomë që shfaqet shpesh në rezistencën ndaj insulinës, ndaj duhet kushtuar vëmendje shtesë./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala