Arkiva | Foto: KALLXO.com

Shën Valentini Shtyn Gjykimin e Limajt

Trupi gjykues në rastin gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve ka miratuar kërkesën e avokatëve dhe të mbrojturve të tyre që seanca e radhës, e paraparë për më 14 shkurt, të shtyhet për një ditë më vonë.

Gjykata fillimisht kishte vendosur që seanca të mbahej më 14 shkurt, por pas kërkesës së avokatëve dhe të akuzuarve, seanca u shty për një ditë më vonë.

Avokatët dhe të akuzuarit kërkesën e tyre e arsyetuan me faktin se 14 shkurti është Shën Valentini, dita e të dashuruarve.

Në seancën e sotme të rastit të njohur si MTPT, prokurori i çështjes paralajmëroi se në seancat e radhës do të dëshmojë Adem Grabovci, i cili ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në kohën për të cilën akuzohet Fatmir Limaj, i cili në atë kohë ishte ministër.

http://kallxo.com/adem-grabovci-deshmitar-prokurorise-ne-gjykimin-e-limajt/

Përpos Limajt të akuzuar janë edhe këshilltari i tij dhe njëkohësisht ish-shefi i Kabinetit, Endrit Shala, truproja i tij, Shpëtim Telaku, biznesmeni Florim Zuka dhe ish-shefi i prokurimit Nexhat Krasniqi.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet “MTPT 1” dhe “MTPT 2”, më 30 tetor 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

http://kallxo.com/fatmir-limaj-kjo-aktakuze-eshte-ngritur-me-urdher-politik/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për rastin kundër Limajt dhe të tjerëve. Raportet rreth këtij procesi mund t’i gjeni në këtë link.

Redaktoi: Naser Sertolli