Foto: KALLXO.com

Dhuna në familje dhe trajtimi institucional i këtyre rasteve - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për dhunën në familje dhe trajtimin e rasteve nga ana e institucioneve relevante në Kosovë.

Përfaqësuesi i Policisë në debat tregon trajtimin e rastit të dhunës në familje ku viktimë ishte Lirije Qerimaj, e cila u vra katër ditë pasi kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

Pse Policia nuk lëshoi urdhër mbrojtje emergjente?

Zyra për mbrojtjen e viktimave u njoftua me vonesë për rastin e dhunës në familje ndaj Lirije Qerimajt.

Cilat janë problemet që hasin institucionet në trajtimin e rasteve të dhunës në familje?

Çka ka ndodhur me lëndën e Diana Kastratit, rasti i së cilës ishte i ngjashëm me atë të Lirije Qerimajt?

Cilat ishin gjetjet e KALLXO.com në trajtimin e rastit të Lirije Qerimajt dhe si kishin vepruar institucionet pas raportimit të rastit në polici se e njëjta kishte vazhdimisht dhunë psikike?