Gjendja e rrugeve ne Malisheve - 10.01.2019

Rrugët në Malishevë vështirë të kalueshme

Rrugët në Komunën e Malishevës nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim, përfshirë edhe fshatrat e thella malore.

Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, rrugët në fshatrat Berishë, Fshat i Ri, Tërpezë, Lladrovc, Senik, Bardh, Temeqinë, Ngucat, Bellanicë dhe fshatra të tjerë, janë të hapura dhe të kalueshme.

‘’Përveç zyrtarëve përgjegjës të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, pastrimin e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha. Po ashtu, organet komunale në vazhdimësi janë në kontakt me përfaqësuesit e fshatrave, kryesisht atyre fshatrave të cilat janë larg qendrës komunale’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Reshjet e vazhdueshme të borës gjatë ditës së djeshme e kanë vështirësuar qarkullimin, por deri më tani nuk raportohet për ndonjë rrugë të bllokuar.