
Federica Mogherini - Foto: REL/AP
Rrena e Mogherinit për Revitalizimin e Urës së Ibrit
Dukuria e rrenave mund të jetë ngjitëse, pasi deri më tani ajo nuk është diagnostifikuar vetëm te zyrtarët e Kosovës.
Ndërkombëtarët na rrejtën gjithashtu. Më saktësisht Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini lidhur me revitalizimin e urës së Ibrit që ndan Mitrovicën Jugore dhe Veriore.
“Ura do të hapet për gjithë trafikun më 20 janar 2017”, ishte shkruar në deklaratën për media të Përfaqësueses së Lartë të BE- së Federica Mogherinit të datës 5 gusht 2016.
Që nga fillimi i vitit të kaluar KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra zyrtarët publik.
Krypometri është verifikuesi i parë dhe i vetmi i fakteve në Kosovë, i cili u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Vërtetimin e Fakteve (IFCN).
Krypometri ka vazhduar matjen e deklaratave të zyrtarëve publikë edhe këtë vit dhe rrenat apo të vërtetat e tyre mund ti gjeni këtu.