
Alban Hyseni përballë akuzave të opozitës, punësimeve familjare e premtimeve të dhëna para qytetarëve
Kur po garonte për të fituar betejën për të parin e Gjilanit, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje premtoi zgjidhje të problemeve disavjeçare në këtë komunë.
Tri vite pasi mori mandatin, gjilanasit po përballen me çështje ende të pazgjidhura si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, kulturë, sport e punësime familjare.
Në debatin “Jeta në Komunë”, kryetari i Gjilanit u përball me hulumtimin e ekipit të KALLXO.com në teren, premtimet e tij dhe me akuzat e opozitës për punët që nuk i përfundoi gjatë mandatit të tij të parë në krye të Gjilanit.
Ku e kapi në rrenë Krypometri kryetarin e Gjilanit?
Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari Hyseni premoti se brenda mandatit do të përfundoj dhe se do të funskioalizohet Shtëpia e Kulturës në Zhegër.
“Shtëpia e Kulturës në Zhegër që është në gjendje jashtëzakonisht të keqe tash, do të përfundoj brenda mandatit të parë”- premtoi Hyseni më 2021.
Tri vite pas, gjendje jo e mirë u pa Shtëpinë e Kulturës në Zhegër të Gjilanit. Xhama të thyer e mbeturina të shumta shiheshin gjithandej objektit të pa funskionalizuar ende.
Nga Komuna e Gjilanit thonë se kanë hartuar projektin për renovimin e këtij objekti dhe se ky projekt pritet të vazhdojë shumë shpejt me fazat e tjera.
“Ka pasur dy herë renovime në Shtëpinë e Kuturës në Zhegër dhe për shkak të mosfunsionalizimit ka dështu dhe çdo herë është shkatërru Shtëpia e Kulturës. Ne kemi zhvilli debat e diskutim me përfaqësuesit e fshatit në mënyrë që kurdoherëv që përfundoeht renovimi të mos shkatërrohet dhe mos të kthehet në gjendjen e mëparshme”- u arsyetua Hyseni.
Ndër premtimet e tjera të kryetarit ishte edhe trajtimi i ujërave të zeza në Cërnicë, për çka premtoi se do të kryhej qysh brenda vitit të parë të qeverisjes. E Krypometri verifikoi se fshati Cërnicë nuk është kyçur ende në kanalizim.
Ndërkaq, nga Komuna, përmes një përgjigje me shkrim thonë se në Cernicë, punimet janë në përfundim.
“Ai është projekt jo shumë i madh që besoj që brenda këtij viti përfundon, sepse puniemt veçse janë duke u zhvillu edhe atje”- premtoi Hyseni.
Brenda mandatit premtoi edhe ujin e pijshëm në fshatrat e Gjilanit, mirëpo tash kur kanë kaluar 3 vite të qeverisjes së tij, ujësjellësi në fshatin Cernicë është duke u punuar e që ende nuk është funksionalizuar.
“Këta janë duke punu, a ujë s’kanë, puse nuk kanë, veç jane duke e bo këtë punë…ujë s’ka pasë kurrë”- u ankua Shefqet Hoxha banor fshatit Cërnicë.
“Janë dy vende që janë analizu nga ekspertët për çështje të ujit dhe vlerësimi i tyre është që ka ujë atje, po ndërtohet edhe rezervuari i madh i ujit, ndërkohë jemi duke e përgatit edhe çështjen e energjisë elektrike në mënyrë që të mund të përfundohet edhe të funksionalizohet sistemi”- deklaroi Hyseni në “Jeta në Komunë”.
Alban Hyseni i VV-së, e mbajti premtimin e dhënë në vitin 2021 që brenda QKMF-së në Gjilan të instalohet aparati i mamografisë.
Verifikimi në teren tregon se pajisja është blerë dhe se është funksionale.
Krijimi i zonës ekonomike ishte premtim tjetër i Hysenit, që nuk u përmbush në plotni.
Kjo për faktin se kjo zonë ekonomike e premtuar, ende nuk ëhstë ndërtuar dhe funksionalizuar.
Ndërkaq, nga komuna, përmes një përgjigje me shkrim thonë se për këtë projekt është bërë studimi i fizibilitetit dhe se është ndërruar lokacioni në PZHK.
Parkingu nëntokësor në Gjilan për rreth 200 vende të reja, me sipërfaqe prej 40 ari ishte prmetuar se do të ëprfundoj brenda mandatit 4 vjeçar të Hysenit.
Në vitin 2024, Krypometri zbulon se projekti nuk ka filluar ende, ndërsa nga Komuna e Gjilanit thonë se në buxhetin e nivelit qëndror janë ndarë 7 milionë euro për vitin e ardhshëm.
“Në buxhetin e nivelit qëndor janë ndarë 7 milionë euro për vitin e ardhshëm dhe projekti i detajuar është në fazën e tenderimit”- thuhet në përgjigjen me shkrim të komunës.
I pari i Gjilanit pati premtuar edhe dy nënkalime në Gjilan në vlerë prej 100 mijë euro.
Nënkalimet nuk kanë filluar së ndërtuari e zor se mund të fillojnë, pasiqë komunarët e Gjilanit ndërruan mendje për këtë.
Komuna thotë se me ndërtimin e bulevardit të ri, eliminohet nevoja për nënkalimet. Për impiantin dhe çështjen e ujërave të zeza, kryetarin e pyeti edhe asamblisit nga PDK, Latif Maliqi.
“Njëri ndër problemet më të mëdha të qytetit është impianti dhe ujërat e zeza bile deklaron që me ardhjen e Lëvizes Vetëvendosje në pushtet, impianti dhe ujërat e zeza do të përfundojnë në afat rekord. Na trego cili është ky afat rekord apo do t’a ketë fatin e njëjtë edhe ky projekt sikur stadiumi”- tha Maliqi.
Ndërkaq, kryetari tha se tashmë është përzgjedhur kompania për mbikëqyrjen dhe ndërtimin e këtij projekti.
“Edhe raportet e vlerësimti për kompanitë që do ta bëjnë mbikëqyrjen dhe ndërtimin, kanë përfundu nga KRU “Hidromorava”, pra është përzgjedhë ose është rekomandu një kompani. Përzgjedhësin final e bënë autoriteti që do t’a financojë projektin e që është Banka Botërore”- tha Hyseni.
Gjilani në pritje, Stadiumi i qytetit ende larg përfundimit
“Në qeverisjen tonë, stadiumi do të përfundojë brenda vitit të parë”. Kështu premtonte Alban Hyseni në garëz zgjedhore për kryetar të kësaj komune në vitin 2021.
Mirëpo, Krypometri gjeti se stadiumi i qytetit në Gjilan jo që nuk përfundoi në vitin e parë të mandatit të Hysenit, mirëpo as pas tre vitesh, Gjilani nuk ka ende stadiumin e pëfunduar.
“Stadiumi i qytetit është në fazën e prokurimit nga MKRS”- thuhet në përgjigjen me shkrim të komunës.
Në debatin “Jeta në Komunë, kryetari u shpreh se tashmë është nënshkruar marrëvshja për ndërtimin e stadiumit për çka thotë se komuna e ka marrur përsipër udhëheqjen e procedurave të prokurimit ndërsa pagesat i ka marrë përsiëpr qeveria që t’i kryej.
“Tash jemi në procedurë të ritenderimit dhe brenda muajit të ardhshëm priten që të hapen ofertat, ka ankesë edhe në Ministri të Kulturës dhe në këtë formë po vështorësohet që të përfundohet projekti”- tha Hyseni.
Punimet në stadiumin e qytetit shkaktuan polemika mes LDK-së në Gjilan dhe kryetarit Hyseni.
Asamblisti opozitar nga LDK, Gentrit Murseli, tha se kryetari githmonë refuzon të diskutojë për stadiumin duke dashur që të keqpërdor taksta e qytetarëve.
“Kryetari gjithmonë refuzon me diskutu për këtë çështje, thotë “më vonë”, është dita sot që ky me tregu të vërtetën. Realiteti është që ky kryetar ka dashtë me shkaktu skandalin më të madh financiar në historinë e Komunës së Gjilanit. Në njëfarë mënyre ka dashur t’i keqpërdorë hiç më pak se 2 milionë euro ta taksapaguesve të Republikës së Kosovës”- deklaroi Musliu i LDK-së.
Siç thotë ai, kryetari Hysnei ka dashur që në tenderin për ndërtimin e stadiumit të qytetit, kryetari ka dahsur që ttë përzgjedhë ofertën e cila sipas tij ka qenë 2 milionë euro më e shtrenjtë.
“Ka dashtë me e përzgjedhë ofertën, e cila ka qenë 2 milionë euro më e shtrenjtë se oferta më e lirë për stadiumin e qytetit. Në rasti specifik për tenderine sytadiumit, është largu një kompani nga gara, ky e ka shfrytëzu rastin dhe është anku në OSHP”- tha Musliu.
Këtë e kundërshtoi Hyseni duke thënë se ansjëherë nuk ka hezituar që në Asamblenë e Kuvendit të flasë për stadiumin dhe se në këtë projekt nuk ka shkelje nga ana e komunës.
“Kur është hapë oferta tenderuese, i kemi pasë tri oferta, prej tyre vetëm një ofertë ka qenë e përgjegjshme, ajo ofertë që ka qenë e përgjegjshem ka qenë nën çmimin e parashikum të tenderti, nuk është mbivlerë.
Ajo që po më akuzoni se po dua t’i keqpërdor 2 milionë euro, është edhe e pavërtetë edhe e pasinqertë”- tha Hyseni.
Sipas kryetarit, arsyeja e anulimit të këtij tenderi, kanë qenë krejt të tjera.
“Arsyeja e anulimit të tenderit, a e dini cila është? Thtoë kriteret nuk kanë qenë në harmoni me projektin, pra për kriteret të cilat janë shqyrtu ma herët, që janë konsideru që janë në rregull, kjo është arsyeja që neve na është rrëzu tenderi ëpr stadiumin”- tha Hyseni në “Jeta në Komunë”.
Tutje asamblisti i LDK-së, Gentrit Musliu tha se “kryetari jo që na ka lënë neve pa stadium, por kryetari neve na ka lënë edhe pa tender” .
“Komuna e Gjilanit më nuk është as autoritet kontraktues, sepse pas tri viteve që ky ka dështu me e mbyllë tenderin, Ministria e Kulturës i’a ka marrë Komunës së Gjilanit tenderin komplet. Kështuqë tre vite kryetari Alban Hyseni, jo që na ka lënë neve pa stadium, por kryetari neve na ka lënë edhe pa tender” – tha Musliu.
“Punësimi i kunatave mësuese”
Akuzave të opozitës për punësime familjare nuk i’u shpëtoi as i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. Në Asamblenë e Gjilanit, gjatë debatit “Jeta në Komunë” u shkaktuan polemika për punësimin e kunatës së kryetarit Hyseni dhe asaj të drejtorit të Arsimit në një konkurs për mësimdhënës në këtë komunë.
Vetë kryetari Alban Hyseni dhe drejtori Shpend Nuhiu e konfirmuan se në konkursin për mësimdhënës në Gjilan janë punësuar kunatat e tyre. Ndërkaq, përveç kunatës së kryetarit Hyseni, në këtë konkurs ishte punësuar edhe gruaja e fotografit të kryetarit, Ajshe Berisha.
Asamblistja nga radhët e LDK-së, Afërdita Balaj, e ballafaqoi kryetarin me pyjetje rreth punësimit të kunatës së tij dhe drejtorit të Arsimit, Ahpend Nuhiu.
Hyseni i VV-së i’u kundërpërgjigj asamblistes së LDK-së duke pretenduar se po ashtu ajo ka të afërm nga ana e asamblistëve që janë punësuar po ashtu në konkursin për mësimdhënës.
“Në konkursin e fundit është punësuar kunata ime edhe një e afërm e drejtorit të Arsimit, mirëpo ajo që vazhdimisht nuk e përmendi unë, janë të afërmit e juaj që janë punësuar. Domethënë në këtë konkurs” – dekaroi Hyseni në “Jeta në Komunë”.
Hyseni vazhdoi debatin duke thënë se është i gatshëm që të jap llogari nëse ka shkelje në këtë konkurs.
“Nëse kanë punësu ose janë punësu edhe të afërmit e këtyre [bën me dorë kah asamblistët], që janë direkt të lidhur me familjarët e këtyre, i bie që konkursi ka qenë i hapur për të gjithë. Po të kishin qenë të diskriminuar këta që janë përballë meje këtu, sikur siç kanë qenë familjarët e këtyre knej në kohën kur kanë qenë këta në qeverisje, kish me qenë me vend” – ka shtuar Hyseni.
Edhe drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, pranoi se në këtë konkurs është punësuar kunata e tij, i cili u arsyetua se kunata e tij edhe më herët ka qenë e punësuar.
“Kunatat kanë qenë që shtatë vite, respektivisht që pesë vite duke punuar në shkolla dhe kanë marrë kontrata gjashtëmujore qysh parashihet me punësimet e zyrtarve publikë. Mos degradoni!”- u shpreh Nuhiu.
Drejtorin e Arsimit e ndihmoi kryetari Hyseni, duke thënë se procesi i rekrutimit të mësimdhënësve në bazë të konkursit ka qnë pothuajse në përfundim kur Nuhiu u emërua në pozitën e Drejtorit të Arsimit.
Tutje, kryetari i Gjilanit gjatë debatit “Jeta në Komunë”, konfirmoi se kontratën e kunatës së tij e ka nënshkruar drejtori i Arsimit, ndërkaq kontratën e kunatës së drejtorit të Arsimit, e nënshkroi vet ai.
“Jo, unë nuk e kam nënshkruar kontratën e kunatës, sepse duhet drejtori [i Arsimit] me nënshkru kontratën. Ky i ka nënshkru të tjerat, unë e kam nënshkru vetëm kontratën e balldëskës së tij, sepse është konflikt interesi” – ka treguar Hyseni.
Përveç punësimit të kunatës së kryetarit, poashtu gjatë debatit u diskutua edhe punësimi i gruas së fotografit të kryetrait në konkursin për mësimdhënës.
Për punësimin e gruas së fotografit të tij, kryetari i Gjilanit deklaroi se nuk është në dijeni nëse e njëjta është gruaja e fotografit.
“Tash, nuk e di nëse është gruaja e fotografit, mundet me qenë edhe ajo” – tha Hyseni.
Cila është cilësia e punëve të promovuara në rrjete sociale?
Mijëra gjilanas ndoqën punët e projektet që promovoi kryetari Alban Hyseni në rrjetet e tij sociale përgjatë tri viteve sa qeverisi Gjilanin. Mirëpo rubrika “Pas shiritit” verifikoi magësitë e parregullsitë në disa prej projketeve që Hyseni i VV-së i kreu në Gjilan.
Në gushtin e vitit 2023, Alban Hyseni promovonte një listë të investimeve në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan. Kryetari promovonte në Facebook se në këtë shkollë ka kryer tetë investime serioze, mirëpo verifikimi në teren tregoi se disa prej këtyre investimeve nuk kanë ndodhur fare në shkollë.
Sipas përgjegjësve në shkollë, izolimi dhe fasadimi i objektit të shkollës që u premtua nga kryetari, janë përfunduar. Ndërsa ndërrimi i tërësishëm i kulmit nuk u përfundua tërësisht. Po ashtu në këtë shkollë u ndërruan vetëm dritaret, ndonëse u kryetari tha se do të ndërroheshin edhe dyert.
Invertari i ri me banka dhe karrige ndodhi vetëm në katin e parë dhe jo në të dy katet e shkollës. Kryetari përmes rrjeteve të tij sociale tha se në shkollën “Abaz Ajeti” do të ketë një dysheme më të përshtatshme. Ndërkaq, në korridoret e shkollës ishte ende dyshemeja, e cila ishte vendosur në kohën kur është ndërtuar vetë shkolla.
Në të njëjtin material promovues, Hyseni promovonte edhe tetë investime të tjera në shkollën tjetër “Selami Hallaqi”. Video promovonte renovimin e tërësishëm të nyjeve sanitare dhe banjove.
Jo më larg se një vit më vonë, gjendja në banjot e kësaj shkollë nuk ishte në nivelin e duhur dhe pamjet dëshmonin për cilësinë e dobët të punëve të kryera. Pjesë e këtij promovimi të kryetarit ishte edhe ndërtimi i një salle bashkëkohore për mësimdhënësit.
“Në shumicën e shkollave, në shumicën e Qendrave të Mjekësisë Familjare ku ka pasë problem me nyje sanitare, janë rregullu të gjitha qysh në vitin e parë ose në vitin e dytë të qeverisjes, tash nëse ka nevojë e rregullojmë prap, ama mirëmbajtjen nuk mundemi me e bo”- deklaroi Hyseni gjatë debatit.
Ndërkaq, pamjet tregojnë se salla e mësimdhënësve ishte një sallë normale me karrige druri dhe pa ndonjë investim të madh.
Përveç se në shkolla, kryetari Alban Hyseni promovonte investime edhe në fshatin Uglarë ku thoshte se ky investim do të siguronte trotuar, ndriçim e gjelbërim për qytetarët.
Ekipi i KALLXO.com në Gjilan verifikoi ky trotuar kishte shumë mangësi dhe se ndriçimi nuk ishte vendosur ende. Kryetari Hyseni për këtë tha se projekti nuk ka përfunduar ende dhe se në këtë projket nuk ka kualitet të dobët të punimeve.
“Unë nuk mendoj se është kualiteti i dobët i punës, mund të ketë mangësi në vende të caktuara, por jo kualitet të dobët të punës…Projekti në Uglarë nuk ka përfundu ende, mund të përmirësohet”- tha Hyseni.
Sipas kryetarit, shumë projekte në këtë komunë nuk po përfudnohen për shkak se, siç thotë ai, opozita në Gjilan nuk po voton bartjen e buxhetit në Kuvend.
“Janë 2.5 milionë euro që prej muait shkurt dhe mars, këta nuk i votojnë në Kuvend Komunal. Pra, edhe këtë projekt edhe shumë të tjera që nuk kanë përfundu ende, i kanë blloku përmes mosvotimit të bartjes së buxhetit”- deklaroi Hyseni.
Edhe punimet në palestrën e fshatit Zhegër u promovuan nga kryetari, për çka ai zotohej se puna në palestër do të vazhdonte. Mirëpo, KALLXO.com gjeti se në teren punët nuk kishin vazhduar dhe se për disa muaj nuk ka pasur asnjë lëvizje. Për këtë, Alban Hyseni thotë se ndonëse operatori ekonomik është zotuar se do t’i përfundojë punimet brenda një viti, por që për shkak të çmimeve të larta në treg, nuk ka arritur t’i përfundojë ende.
“Tash kur kemi mbërri në këtë fazë, operatori ekonomik e ka një ankesë, punimi i kulmit që është metal, hekur, ai thotë që çmimet kanë lëvizë aq shumë sa që unë nuk mundem me i përballu këto çmime…Nuk ka marrë kontratë me neve, ka marrë kontratë me Ministrinë e Kulturës”- tha Hyseni.
Në vazhdën e promovimeve të punëve në Komunën e Gjilanit, Hysenit i’u bashkëngjit edhe kryeministri Albin Kurti, ku përveç se në faqen e kryetarit edhe në faqen e kryeministrit u promovua si projekt, Parku i Banjës. Në fotografitë e tyre të publikuara tregoheshin pamje me gjelbërim dhe pemë të njoma.
Muaj më vonë, mungesa e kujdesit kishte ndryshuar gjendjen e pemëve ndërsa bari ishte rralluar.
“Pemët e thara në parkun Banjë, por edhe shumë të tjera në qytet janë përgjegjësi e ndërmarrjes publike lokale “Tregu i gjelbër”- u arsyetua kryetari Hyseni.
Performanca e Gjilanit, faji tek komunarët që neglizhuan punën
Në matjen e performancës që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) i’a bënë komunës, Gjilani renditet në vendin e 25-të për barazi në punësim. Vendin e 30-të e zë në mirëmbajtjen e hapësirave publike, në vendin e 25-të për transportin publik.
Ndërkaq për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit shëndetësor, renditet në vendin e 19-të në mesin e komunave të Kosovës.
Sipas kryetarit, Alban Hyseni, performanca e dobët e Komunës së Gjilanit është për shkak se disa nga zyrtarët komunalë neglizhojnë dhe sabotojnë punën e komunës gjatë plotësimit të të dhënave për raportin e performancës.
“Kjo nuk është e vërtetë! Kemi disa probleme të tjera me zyrtarë komunalë të cilët e neglizhojnë dhe e sabotojnë punën e komunës, ka shumë zyrtarë të tillë”.
Ndërsa, për këta zyrtarë që shkelin rregullat, Hyseni tha se të gjithë shkojnë në procedura disiplinore.
“Kanë procedura, shkojnë deri në Këshill të Pavarur, pastaj kthen prapë, pa asnjë therrë në këmbë kthehen prapa”- deklaroi Hyeni.