Ilustrim

Rrahje në Gjilan, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar dje në Gjilan pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

Policia ka njoftuar se një mosmarrëveshje e katër të dyshuarve në Gjilan, ka përfunduar me rrahje, ku të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit, me veturën e tij qëllimisht e ka goditur veturën e viktimës dhe ka lënduar viktimën.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuarit, ku me vendim të prokurorit tre nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.