Foto-ilustrim

Rrah të Bijën, Policia e Liron në Procedurë të Rregullt

Një person është arrestuar dhe më pas është liruar pasi ka rrahur vajzën e tij.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme në Prishtinë një person është arrestuar pasi i njëjti ka rrahur vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00.

Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë e ka shtyrë të dyshuarin të sulmojë vajzën e tij.

Sipas raportit, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nga policia po trajtohet si dhunë familjare.