Rikthehet bora, Mi-ja prapë me apel për kujdes në trafik

 

Pas rikthimit të reshjeve të borës, të gjitha rrugët në vend,  e që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, sipas tyre janë të kalueshme për qarkullim rrugor.

“Kompanitë e kontraktuara nga MIT gjatë gjithë kohës janë në teren dhe po përkujdesën që rrugët e vendit të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, të shoqëruar me video.

Lekaj ka shkruar se përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme.

“Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren. Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastra por ju qytetarë të nderuar përshtatuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!”, ka shkruar ministri.