Rexhep Selimi: Bastisja Ishte Joetike

Rexhep Selimi në emisionin “Jeta në Kosovë“ jep versionin e tij rreth asaj se çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

A e kërcënoi zyrtarin e sigurimit të Kuvendit deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje?

“Unë sot e kam kundërshtuar bastisjen nga njëri prej oficerëve të policisë, të cilin e kam lajmëruar në Inspektoratin e Policisë, i cili ka tejkaluar çdo lloj praktike, por edhe çdo lloj norme etike. Sidoqoftë, unë asnjëherë nuk kam refuzuar që edhe oficeri tjetër të më bastisë“, ka thënë Selimi.

“Nuk e kam ofenduar policin”, shtoi Rexhep Selimi, duke theksuar se ky incident ka qenë një provokim për të joshur një konflikt, të cilin tha se e ka evituar.

Po ashtu, Selimi mohoi kategorikisht se e ka kërcënuar pjesëtarin e policisë.