Reshiti: Siguria në shkolla është për çdo kritikë

Këtë javë në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, është trajtuar tema e shitjes së drogave në afërsi të shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Në lidhje me këtë temë, dhe sigurinë e shkollave ndaj kësaj dukurie, për emisionin “ Drejtësia në Kosovë”, ka folur edhe Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, i cili ka thënë se niveli i sigarisë në shkollat në Kosovë është mjaftë i ulët.

“Shkollat nuk janë të sigurta jo vetëm në aspektin e cenueshmerisë së nxënësve në përdorimin e substancave narkotike, por edhe në rastet e përleshjeve, po ashtu në aspektin e rrezikut që ndodh nëpër shkolla për shkak të kushteve të papërshtatshme, siguria është për çdo kritik”, është shprehur Reshiti.

Ai ka thënë se për këtë Drejtoritë e Arsimit në Secilën Komuna duhet të kërkojnë ndihmë nga Policia e Kosovës.

“Në këtë rast duhet të kërkohet nga policia komunale secila DKA duhet të kërkoj patrullime të shpeshta me sigurimin prej 350 metra rreth shkollave në mënyrë të mos lejojnë shitësit e narkotikëve apo nxënësit që dëshirojnë të blejnë dhe të fusin në shkollë, dhe mënyra me e mirë është patrullimi i policisë”, është shprehur Reshiti.