Isa Mustafa, kryetar i LDK-së. Foto: KALLXO.com

Reagimi i Isa Mustafës ndaj Pal Lekajt: Ia kujton gjuajtjen me vezë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, në debatin e hapur rreth efektit të masave ndaj prodhimeve serbe e boshnjake të cilin qeveria e Kosovës e mori tri ditë më parë duke e ngritur taksën doganore në 100%.

Në reagimin e tij, Mustafa ia kujtoi ministrit Lekaj momentin kur ky i fundit, si deputet i Kuvendit, e kishte gjuajtur me vezë në Kuvendin Mustafën që mbante postin e kryeministrit.

“Pali, sot Ministër i Infrastrukturës, akoma po i duket vetja se është duke gjuajtur me vezë në sallën e Parlamentit. Kur bëhesh ministër, se ke gjuajtur me vezë, edhe pyetjet që i shtron i ke si vezët. Problemi nuk qëndron se çfarë mendoj unë për vendimin e qeverisë tënde, por çfarë mendon ti për atë vendim!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

https://kallxo.com/pal-lekaj-i-pergjigjet-isa-mustafes-lidhur-me-taksen-ndaj-serbise-haradinaj-nuk-eshte-pishmanxhi/