Foto: ZKM

Ramush Haradinaj viziton Doganën, kërkon ‘rritjen e parametrave’

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar institucionin e Doganës së Kosovës me ç’rast ka treguar për këtë si dhe ka kërkuar rritjen e parametrave të këtij institucioni.

“Së bashku me ministrin Bedri Hamza  zhvilluam një drejtorin Bahri Berisha takim pune me përfaqësues të doganave. Është me rëndësi që dogana ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65% të buxhetit total janë 682 pjesëtarë të agjencisë së doganave, misioni I tyre është buxheti, siguria kombëtare por janë të gjitha informatat për tregjet ekonomike. Erdha për ti falënderuar dhe për t’i kërkuar rritjen e parametrave për interesin e të gjithë neve”, tha Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për takimin e djeshëm të ekipin negociator në Bruksel me Federica Mogherini tha që është një hap përpara.

“Ne kemi marrë disa informata mendoj që është një takim i paraparë janë paraqitur qëndrimet edhe të delegacioni shtetëror edhe të BE-së, mendojmë një hap përpara për mos më thënë shumë pozitiv”, tha ai.

Ndërsa ministri I financave, Bedri Hamza lavdëroi punën e doganave të Kosovës për vitin 2018-të.

“Dogana është një prej kontribuueseve më të mëdhenj  të Kosovës dhe falë tyre kemi arritur edhe agjencive të tjera ne kemi arritur që ta përmbyllim një vit të suksesshëm dhe ti kryejmë të gjitha obligimet kontraktuale të planifikuara”, tha Hamza.