Burim Ramadani, ZV. Ministër i FSK-së

Ramadani: Kosova ka mbështetjen e NATO-s për antarësim

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani tha se Kosova e ka përkrahjen e NATO-s që të bëhet shtete anëtare.

Ai në një postim në profilin e tij në Facebook tha se FSK-ja ka marrë pjesë në shumë trajnime të aleancës së NATO-s.

“Ne kemi marrë përvoja, shkollime e trajnime profesionale nga NATO dhe shtetet anëtare. FSK-ja sot është e ndër-verpueshme plotësisht me NATO-n.  Kosova është partner serioz i NATO-s. Anëtarësimi në NATO për ne është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore”, tha Ramadani.

Ai shtoi se vendi ka bashkëpunim në baza ditore me NALT-in, që do të ndihmojë në zhvillimin e standardeve demokratike.

“Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë”, theksoi Ramadani.

Muaj më parë një delegacion i lartë i NATO-s ka vizituar Kosovën, ku u njoftuar mbi zhvillimin e FSK-së dhe planet për të ardhmen.

https://kallxo.com/nje-delegacion-i-larte-i-nato-s-viziton-ministrine-e-mbrojtjes-dhe-fsk-ne/

www.kallxo.com