Foto: MFSK (Arkiv)

Ramadani: 2018 viti i Ushtrisë së Kosovës

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka rithëksuar se viti 2018 është viti ku do të ndodh transformimi i FSK në Ushtri të Kosovës.

Me anë të një postimi në profilin zyrtar në “Facebook”, Ramani ka shkruar po ashtu se Kosova e ka vendin në NATO.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ramadanit:

Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009.

Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dedaka. Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.

Një gjë është e qartë: Viti 2018 është viti i ushtrisë.