Qeveria e Kosovës - Foto: ZKM
Qeveria ndan 1 milion euro për Rahovecin
26.4.2019 - 10:09
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka ndarë 1 milion euro për Komunën e Rahovecit.
Këto mjete janë ndarë për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.
Mjetet u ndarë nga kategoria e shërbimeve rezervë.
Vërshimet në Rahovec vitin e kaluar kishin shkaktuar dëme të mëdha për kulturat bujqësore në atë zonë.