Qëndron Kastrati shpërndan kifle e qumësht në një shkollë të Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në mëngjesin e sotëm ka shpërndarë kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollës ‘Desanka Maksimoviç’.

Kastrati përmes një njoftimi ka thënë se të gjithë nxënësit të trajtohen njësoj pavarësisht fesë e etnisë që ata i përkasin.

“Ashtu siç kam thënë ushqimi, ngrohja e veshmbathja janë kushtet minimale për një proces normal mësimor. Do të bëjë gjithçka që të gjithë nxënësit të trajtohen njësoj pavarësisht fesë e etnisë që ata i përkasin”, thuhet në postimin e kryetarit Kastrati në ‘Facebook’.

“Gëzimi e lumturia që shihet në fytyrat e tyre janë faktet më të mira për punën që po e bëjmë. Do mundohemi jashtëzakonisht shumë që nxënësit të fokusohen vetëm në mësim nxënie e jo në probleme etnike”, ka shkruar mes tjerash ai.