Protesta e punëtorëve të "Drinit të Bardhë" | Foto|: KALLXO.com

Punëtorët e ‘Drinit të Bardhë’ pa Paga Para Vitit të Ri

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë” kanë protestuar sot duke bojkotuar punën në këtë institucion si shenjë revolte për mosmarrjen e pagave të muajin dhjetor.

Për mosmarrjen e pagave dhe bllokimin e xhirollogarisë së kompanisë “Drini Bardhë” punëtorët fajësuan ish- anëtarët e bordit të kësaj kompanie për  keqmenaxhim.

Punëtori i kësaj kompanie,Ali Blakaj, menaxher i kompanisë në rajonin e Istogut, tha së gjatë mandatit të ish- bordit punëtorët nuk kanë marrë 15 paga.

Ai tha së  8 muaj pas largimit të ish- bordit drejtues të kompanisë, po bllokohet xhirollogaria dhe punëtoret po mbesin pa paga.

“Në të njëjtën kohë edhe ky bord nuk ka mujt mi realizu të gjitha pagat, po e keqja ma e madhe është se ky bord me kalimin e mandatit të tij i kërkon mjetet përmes përmbaruesit privatë, kështu që para 20 dite na është bllokuar xhirollogaria dhe ne nuk mundemi me i realizuar pagat tona,” tha Blakaj

Kurse punëtori tjetër i kësaj kompanie, tha se si pasojë e mosmarrjes së pagës së muajit dhjetor nuk do mund t’i festojnë si duhet festat e fundvitit me familjarët e tyre.

“Ne jemi të detyruar me ardh me protestua edhe do të protestojmë prapë për realizmin e kërkesave tona që të ardhurat personale e të fëmijëve tanë mos të na hajnë bordi i mëparshëm të cilët e shkatërruan në mënyrë drastike organizatën,” tha Pajaziti

Punëtorët kërkuan nga organet e drejtësisë të merren me punën e ish- bodit udhëheqës të cilët  sipas tyre kanë shkaktuar dëme dhe keqpërdorime të mëdha gjatë mandateve të tyre.

Anëtarët e ish-bordit të “Drinit të Bardhë” ishin ankuar se nuk kanë marrë pagat për gjashtë vjet, ndërsa pas kësaj një përmbarues privat bllokoi xhirollogarinë e kompanisë.

http://kallxo.com/bllokohet-xhirollogaria-e-kompanise-drini-bardhe/