Protestuesit Shkruajnë Parullat

Kur kanë mbetur edhe 12 orë që Kuvendi i Kosovës të nisë seancën për votimin e Presidentit të ri të Kosovës për mandatin e ri pesëvjeçar, “dizajerët” opozitarë kanë nisur të shkruajnë parullat me të cilat do t’i bartin nesër në protestë kundër kandidatit për President, Hashim Thaçit.

Parulla nga më të ndryshmet kundër kandidaturës së Thaçit dhe partnerit të tij në koalicionin qeveritar, Isa Mustafës, janë shkruar nga duart e aktivistëve opozitarë gjatë natës, nën tendat e vendosura para ndërtesës së Kuvendit.

“Kjo është iniciativë opozitare. Kësaj here meqë e kemi protestën në shesh kemi vendosur ta bëjmë ma atraktive duke i shkru me dorë këto pankarta që në këtë mënyrë te kenë qasje të gjithë aktivistët”, tha Berita Abazi, aktiviste e Vetëvendosjes.

parulla1 parulla2 parulla3 parulla4 parulla5 parulla6 parulla7 parulla8