Ambasadorja amerikane: Të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim reagoi për mediat pak minuta nga nisja e protestës së organizuar nga Sali Berisha.

Kim tha se është e drejtë që qytetarëve të protestojnë, por sipas saj, tubimi duhet të jetë paqësor dhe duhet zbatuar ligji.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, u shpreh Kim. / TCH