Foto: Top Channel

Qytetarët protestojnë kundër Qeverisë, Berisha: Edi Rama, ne të dy jemi armiq!

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën armik, gjatë fjalës së tij në podiumin e protestës para godinës së Kryeministrisë.

Protesta e opozitës nisi rreth orës 19:00 të kësaj të enjteje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye ish-kryeministrin,  Sali Berisha.

Në fillim të protestës me moto “Shqipëria në Rrezik”, u mbajt ‘himni’ dedikuar këtij tubimi, ndërsa mbajtën fjalimet e tyre në podium aktivistë të ndryshëm, për t’i lënë radhën më pas figurave politike.

Qytetarët e mbledhur në protestë kishin pankarta kundër qeverisë në duar, ndërsa në kor ishin thirrjet ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Rama Ik!”.

Krah Berishës u pa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila mbajti edhe fjalim në podium, duke shprehur mbështetjen ndaj tij.

Sakaq një numër i konsiderueshëm efektivësh ndodheshin në terren për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa në godinën e kryeministrisë dyert, ashtu si në çdo protestë ishin blinduar, në rast përdorimi dhune nga protestuesit./TCH