Foto nga live në facebook të Sali Berishës

Sali Berisha mbyll protestën kundër Ramës: Betohemi mbi këtë flamur se votën e vjedhur nuk ta falim!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur protestën e organizuar nga vetë ai ditën e sotme, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të mos ndëshkojë vendin për shkak të Edi Ramës.

Kryedemokrati u betua me flamurin e kombit në dorë se votat e vjedhura nuk do t’i njihen Ramës dhe i garantoi shqiptarëve se motoja e PD-së do të jetë fjala e lirë./TCH