Foto: RTV 21

Protestuesit Shkatërrojnë Sportelin e Pagesës në ‘Rrugën e Kombit’

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Një kordon policie u mundua fillimisht të pengonte protestuesit t’i afrohen traut.

Në këto momente pati konfrontime mes policise me gurë e shkopinj gome.

Protesta u zhvillua nga qytetarë të Kukësit pas vendosjes së taksës për automjetet në Rrugën e Kombit.