Protestuesit ia "Ndërrojnë" Emrin PDK-së

Protestuesit që sot kanë marshuar drejt selisë së PDK-së në qendër të Prishtinës, duke përdorur akronimin e saj e kanë quajtur këtë parti “Pronto Departamenti i Korrupsionit”.

Një parullë tjetër e protestuesve nën fjalën pronto ka paraqitur kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, ish-kryetarin e kësaj partie dhe tash Presidentin Hashim Thaçi dhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovcin.

Grabovci, por edhe Thaçi dhe Veseli janë protagonistët kryesorë të bisedave të përgjuara të publikuara nga portali “Insajderi”.

Edona Bajrami, njëra nga pjesëmarrëset në aksionin e sotëm simbolik tha se PDK-së i është lënë emri që e meriton.

“Sot po e shpallim ashtu siç është dhe siç kanë dëshirë anëtarët e saj ta shohin këtë organizatë ku ndodhet departamenti më i madh i korrupsionit në vend. Kjo është PDK-ja, apo siç do ta njohë tash e tutje,” tha Bajrami.

aksioni 1

Gjatë aksionit simbolik, pjesëtarë të policisë qëndruan para selisë së PDK-së, ndë5rsa organizatorët paralajmëruan protestë të re për nesër.

policia

KALLXO.com ka ndjekur vazhdimisht aktivitetet protestuese pas publikimit të aferës së përgjimeve të njohur si “pronto 2”.

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/

http://kallxo.com/qeveria-gjuhet-leter-tualeti/

http://kallxo.com/proteste-kunder-korrupsionit-ne-institucionet-shteterore/