Protesta në Prishtinë kundër trenit | Foto: KALLXO.com

Protestë Para Qeverisë për Trenin e Serbisë

Pas nisjes së trenit me simbole politike e fetare serbe nga Beogradi drejt Kosovës, para qeverisë së Kosovës disa persona u mbloodhën për të protestuar.

Në mesin e protestuesve u pa edhe deputeti pa parti Ilir Deda, i cili gjatë ditës deklaroi se Kosova duhet ta ndalojë trenin serb.

Protesta zgjati përafërsisht 30 minuta, ndërsa të tubuarit paralajmëruan protestë edhe për nesër nëse treni seb hyn në Kosovë.

KALLXO.com shkroi sot se treni serb është ndaluar në Rashkë, duke mos vazhduar rrugën drejt Kosovës.

http://kallxo.com/treni-nuk-leviz-nga-rashka/

Nisja e këtij treni shkaktoi reagime të shumta në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi sot në Facebook se ky tren nuk duhet të lejohet të hyjë në Kosovë, ngase me të po udhëtojnë edhe persona që e kanë të ndaluar të hyjnë në tokën kosovare.

Mediet serbe kanë raportuar gjatë ditës se në tren ndodhet edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Dje Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që të mos e lejojë hyrjen e këtij treni në Kosovë.