Prokuroria Nuk Merret me Armët e Drejtorëve

Prokuroria e Shtetit ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se kinse së shpejti do të nisë procedurën për marrjen e lejes për armëmbajtje dy drejtorëve të Komunës së Prishtinës, Liburn Aliu dhe Xhelal Sfeqla.

Aliu, aktualisht drejton Drejtorinë për Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndërsa Sfeqla atë të Inspektoratit.

“Institucioni i Prokurorit të Shtetit nuk është organ kompetent, i cili merret me dhënien apo me marrjes e lejes së mbajtjes së armëve, siç është cekur sot nëpër media se ‘Prokuroria e Kosovës do të nisë së shpejti procedurën për tërheqjen e lejeve të armëve për Liburn Aliun dhe Xhelal Sfeqlen’”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Shteti.

Sipas tyre, institucioni kompetent për shqyrtimin e kërkesave dhe shkresave për dhënie apo marrjen e lejes së mbajtjes së armëve është Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Prokurori i Shtetit në sqarimin për media ka thënë se ky institucion nuk ka njohuri se dy drejtorët Aliu dhe Sfeqla mbajnë apo nuk mbajnë armë.