Nga shpallja e aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Pejë. Foto: Kallxo.com

Prokuroria kërkon rigjykim për plagosjen e katërfishtë në Pejë, i akuzuari kërkon mbrojtje

Në Gjykatën e Apelit, të martën janë shqyrtuar ankesat e prokurorisë dhe avokatëve për rastin e vrasjes në tentativë në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Pejës, ku të plagosur mbetën katër persona, përfshirë edhe dy kalimtarë rasti.

Prokuroria Themelore ne Pejë ka parashtruar Ankesë ndaj aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë duke pretenduar në shkelje esenciale të Kodit te procedurës, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, dhe  vendimit mbi sanksionit penal. Prokuroria ka propozuar që të anulohet aktgjykimi dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Po ashtu ankesë ka parashtruar edhe i autorizuari i palës së dëmtuar  i cili kërkon që të ndryshohet vendimi dhe të akuzuarve tu shqiptohet një dënim me i lartë.

Nga ana tjetër, ankesë ka bërë edhe Aurora Mulhaxha, mbrojtësja e të akuzuarit, Rrethim Hoxha, me pretendimin se janë shkelur dispozitat penale dhe vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike. Ajo propozoi që të aprovohet ankesa e saj dhe të ndryshohet aktgjykimi duke e liruar të akuzuarin nga akuza ose të anulohet apo të prishet aktgjykimi dhe të kthehet çështja në rigjykim.

Në ankesën e tij mbrojtësi i të akuzuarit Gëzim Hoxhës, avokati Florent Latifaj, ka kërkuar të ndryshohet aktgjykimi dhe vepra të kualifikohet si vepër për shkak të mbrojtjes së nevojshme.

I akuzuari Gëzim Hoxha tha se ndihet i kërcënuar dhe se kërkon mbrojtje nga gjykata.

“Së pari më vjen keq që jam në këtë situatë, por më është dashtë… Nga e gjithë kjo kërkoj mbrojtje ngase ndihem i rrezikuar”, tha i akuzuari Gëzim Hoxha.

Gjykata Themelore ne Peje në aktgjykimin e saj të pandehurit Gëzim Hoxha dhe Rrethim Hoxha i kishte dënuar me nga tri vjet e dy muaj burg ndërsa Rrezon Hoxhën e kishte liruar nga akuza.

https://kallxo.com/video-shpallet-aktgjykimi-per-plagosjen-e-katerfishte-ne-peje/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

https://kallxo.com/te-akuzuarit-shpjegojne-si-ndodhi-plagosja-e-katerfishte-ne-peje/

https://kallxo.com/kamerieri-deshmon-per-plagosjen-e-katerfishte-ne-peje/

https://kallxo.com/te-miturit-deshmojne-ne-gjykate-per-rastin-ku-mbeten-te-plagosur/