Prokurorët ndalojnë tre persona në 24 orët e fundit

Prokuroria e Shtetit me anë të raportit ditor ka njoftuar se kanë ndaluar tre persona për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë e Prishtinës është ndaluar një person me inicialet L.Sh. nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Gjithashtu, Prokuroria në Prishtinë ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për veprën penale ngacmim.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë në Prizren është ndaluar për 48 orë e pandehura me inicialet J.N., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Prokuroria në Pejë, nuk ka njoftuar për ndonjë person të ndaluar ndërsa ka shtuar se personi i zhdukur është gjetur pas disa ditësh, pa shenja jete në parkun e qytetit të Pejës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Prokuroria në Gjakovë, për 24 orët e fundit ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.K., me dyshimin se ka kryer veprat penale ”kanosja”, dhe “ mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve” dhe gjithashtu e njëjta prokurori ka ndaluar një person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”.

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë në Prizren është ndaluar për 48 orë e pandehura me inicialet J.N., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Të njëjtat prokurori nuk kanë njoftuar se kanë realizuar ndonjë bastisje, sekuestrim të përkohshëm dhe nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë.