Foto: Komuna e Prizrenit

Prizreni bëhet me parking publik për 100 vetura

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bërë të ditur hapjen e parkingut të parë publik me kapacitet prej 100 veturave, prapa Shtëpisë së Bardhë.

Haskuka tha se deri në fund të vitit ka parapare që parkimi në këtë lokacion të jetë falas për 3 orë.

“Për shkak të afërsisë nga qendra historike, parkingu do të shërbejë veçanërisht për vizitorë dhe afaristë të Çarshisë së Bazhdarhanes, duke e zbutur kështu një problem shumë të theksuar për zhvillimin e turizmit dhe të afarizmit për 400 shitore që veprojnë në këtë zonë. Deri në fund të vitit, kemi paraparë që parkimi në këtë lokacion të jetë falas për 3 orë, ndërsa në të ardhmen do të caktohet një tarifë, gjithsesi shumë e volitshme”, ka shkruar Haskuka në ‘Facebook’

Në planet e tij është ndërtimi i një parkingu për 400 automjete, gjë që do të bënte një zgjidhje të përhershme për vizitorët në këtë zonë.