Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pritje dhe Kolona të Gjata në Kufirin me Maqedoninë

Një qytetare ka raportuar në KALLXO.com se në pikën kufitare të Hanit të Elezit janë krijuar kolona të gjata veturash.

Sipas qytetares, ata kanë më shumë se një orë që po presin për të kaluar kufirin me Maqedoninë.

Ajo ka thënë se nuk dihen arsyet e këtyre vonesave por beson se problemi është në anën maqedonase të kufirit.

Në adresë të KALLXO.com kjo qytetare ka dërguar disa fotografi, disa prej të cilave i keni më poshtë.

Kolona e pritje të gjata në pikën kufitare me Maqedoninë – Foto: KALLXO.com